Agnelli: Juventusi kërkon kthimin në fushë, jo mbyllje e Serisë A

Juventusi është pro rifillimit të futbollit dhe mbylljes së këtij sezoni.

Presidenti i bardhezinjve ka konfirmuar qëndrimin e klubit të tij në lidhjen direkte të bërë në Asamblenë e Ligës Profesioniste Italiane.

Andrea Agnelli dëshiron që skuadra e tij të fitojë titullin kampion në fushën e blertë dhe shpreson të nisë aktiviteti futbollistik.

“E ritheksoj fuqimisht se Juventusi ka vullnetin dhe dëshirën për të përfunduar kampionatin.

Fillimi i stërvitjeve në 18 maj dhe i ndeshjeve në qershor, do të na sigurojë kohë për mbylljen e sezonit, sigurisht duke respektuar indikacionet e UEFA-s dhe ECA-s (Shoqata e Klubeve Evropiane)”, deklaron Andrea Agnelli.

Loading...