Nëpërmjet disa postimeve në Instagram Agnesa Vuthaj ka treguar disa virtytet të miqve të vërtetë që duhet pasur parasysh kur bëni shokë.
Bukuroshja shqiptare, Agnesa Vuthaj ka zgjedhur llogarinë e saj në Instagram për t’i këshilluar ndjekësit e saj se çfarë duhet të kenë parasysh tek shokët, dhe cilët janë ata të vërtetit.
Këtë e bëri nëpërmjet publikimit të disa Instastory të cilat ua sjellim në vazhdim:
1.Ata që hapin zemrën e tyre dhe ju tregojnë të vërtetën edhe nëse ajo dhemb
2.Ata që vijnë për t’ju shpëtuar gjatë krizës tuaj më të thellë
3.Ata që janë të pjekur sa duhet për të respektuar privatësinë tuaj
4.Ata që ju inkurajojnë dhe frymëzojnë që të jeni më të mirët që mund të bëheni
5.Ata që kanë provuar me kalimin e kohës se jenë të besueshëm dhe realë
6.Ata që kuptojnë bagazhin tuaj dhe janë të gatshëm t’ju ndihmojnë ta shpaketoni
7.Ata që ju japin po aq sa marrin prej jush
/Lajmi.net/