Agron Duka: PD do ndahet në dy parti

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste Agron Duka tha se opozita ka bërë 3 gabime që kanë të bëjnë me mospjesmarrjen në zgjedhjet lokale, mospjesmarrja në komisionin për reformën territoriale dhe largimi nga Parlamenti duke e lënë Kodin Zgjedhor në duart e Ramës.

Duka tha po ashtu se kjo lloj beteje brenda PD-së është për cështje interesash dhe jo idesh.

Duka: Ka problematika partia më e madhe opozitare, po të bëhgej një analize zgjedhjesh ndoshta mund të kishte zhvillim por e kqja është se ndodhi brenda një dite, Basha largoi Berishën.

Kjo do sjelle ndarjen e PD ne dy parti me shume mundesi. Dihet që gabimet e opozitës janë 3: Mospjesmarrja në komisionin e reformës territoriale, largimi nga parlamenti duke e lënë Ramën ta bëjë Kodin Zgjedhor.

Ky lloj sistemi ka një konkurrencë brenda llojit, brenda PD-së, në 15 kandidatë duhet të merrnin nga 400 500 vota. LSI nëse do të ishte në koalicion do të kishte sot 10 deputetë. Gabimi i tretë ishtë mospjesmarrja në zgjedhje.

Ne të tjerët kemi fajin tonë, fati tregoi që ne e penalizuam partinë tonë. Kjo lloj beteje nuk është përcarje idesh por interesash dhe do kohë të mbarojë.

Një bazë ttradicionale të PD e kam parë në foltore jo në periudhë zgjedhjesh, nëse futen bashke të gjitha forcat opozitare në garë ndoshta forcohet.

Nëse zgjedhjet lokale bëhen sot është shumë e vështirë me garu, nëse bëhen në 2023 atehërë ndoshta. Duhet bërë reforma territoriale dhe Kodi Zgjedhor dhe nuk jemi dakort për vettingut.

Loading...