Agron Llakaj flet pas shërimit nga Covid: ‘Vajza na qëndroi te koka edhe pse…’

Aktori Agron Llakaj ka treguar për herë të parë pas shërimit nga virusi ‘Covid-19’ në një intervistë me Anila Çelën në ‘News 24’ si e mori lajmin e infektimit e deri tek etapat që ndoqi pas këtij momenti. Llakaj pohoi se së bashku me bashkëshorten kishin temperaturë prej 3 ditësh e pas këtij momenti këmbëngulja e të bijës për të bërë tamponin.

“Edhe ne si shumë të tjerë u bëmë pjesë e këtij realiteti, 2-3 ditë kishim temperaturë. Unë isha më i pakujdeshëmi sepse isha i rrëmbyer nga puna në kuptimin e vlerësimit të kësaj situate. Vajza ime këmbëngulte që të shkonim të bënim tamponin. Kështu në ditën e tretë të simptomave ne bëmë tamponin dhe dolëm pozitiv, sa po ktheheshim nga stërvitja 11 km ecje, pra ishim energjikë. Prej atij momenti u vetëkarantinuam për të respektuar të tjerët”- është shprehur Llakaj.

‘Nuk e bëra publike lajmin, qëndrova i heshtur, por mungesa ime në televizion u kuptua dhe njërëzit pyesnin ku është. Nuk duhet kuptuar sikur të jesh me Covid-19 është si të jesh me kolerë. Qëndruam 14 ditë të izoluar, le të thëmi që ishte nja kalim i moderuar, nuk mund ta themi i lehtë por as i rënduar jo, e morëm me sportivitet. Unë, gruaja dhe mbesa ime qëndruam të mbyllur në shtëpi.
Erdhi një moment që u rënduam dhe vajza ime na tha se vinte të na shërbente edhe pse ajo nuk ishte e prekur me koronavirus. Na tha le ta marr, unë do t’ju përgjigjem dhepër 5 ditë na ka qëndruar pranë vajza. Nuk ka diçka specifike Covid-19 secili e kalon në mënyrën e tij. Në ditën e 12-të bëmë nëj skanser se kishim dhe kollë. Doli që kishim një prekje të lehtë të mushkërive. Bëmë një antibiotik 3 ditorë rritëm elementët e hollimit të gjakut dhe ditën e 16-të unë dola në punë”- shtoi më tej aktori i humorit.
Aktori falenderoi dhe stafin mjekësor për kujdesin e madh që treguan ndaj tij dhe bashkëshortes.

“Natyrisht unë shpreha mirënjohjen për gjithë ekipin dua t’i themi gjërat siç janë. Nuk mendoj se një qytetar i thjeshtë mund të kishte mundësitë që m’u ofruan mua. Tani dhe këtë duhet ta bëjmë diferencën, ndaj dhe thashë shyqyr që kemi shok dhe miq”, është shprehur Llakaj.

Fatmirësisht, Agroni dhe bashkëshortja e tij janë në gjendje të mirë shëndetësore tani dhe i janë kthyer rutinës, punës dhe angazhimeve të përditshme.

Loading...