Aktori i humorit Agron Llakaj duket se është i zhgënjyer nga qeveria aktuale ne lidhje me situaten e ndodhur se fundi ne Kakavije.
“E kemi fatin, shpresë dhe marrëzi… na jep një engjëll të na mbrojë o Zot !”…
Kjo është pamja e jonë nga viti në vit…, në pritje e pritje e pritje…, në radhë e në radhe e në radhë…, me ditë e netë të tera…, i nxehti përvëlues, mungesa e kushteve me minimale njerëzore!
Vijnë emigrantet dhe gdhihen në radhe, bir o Edi Rama, kë të qaj me parë! Radhë kilometrike në pritje pa zgjidhje…, po ky është krim more njerëz…, e përse vallë ne akoma jemi një shtet me brekët në fund të këmbëve?!
…hajde radha!!! Turp! Turp! Turp Edi Rama! Edhe ju vëllezër dhe motra bashkë me fëmijë mos i harroni këto ditë…, pas 6 muajsh aty në Greqi do i keni, do t’ju bëjnë llapë për atë të shkrete votë…, por n.q.s do i harroni këto dite harram e paçi!
Tani bërtisni…” jam krenar që jam shqiptar “!…Zoti ju ndihmoftë!!!