Agron Llakaj përlotet në emision

I ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Dua të të bëj të lumtur” ishte aktori shumë i dashur për publikun, Agron Llakaj.

 Arbana i kishte përgatitur një surprizë aktorit duke i sjellë në studio mbesën e tij, Adea.


Adea kishte filluar të bëhej xheloze, pasi Agroni ka filluar t’i kushtojë më shumë vëmendje nipit.
Aktori u përlot dhe i tha mbesës:
“Gjyshi e do shumë Teon, vëllanë tënd dhe fëmijët e tjerë që do vijnë pas tij, por ti je motivi i jetës sime.

 Mëso ta ndash botën me të tjerë sepse kështu do të jetë akoma edhe më e bukur!”
Adea u shpreh se e ka idhull gjyshin dhe është krenare që është mbesa e aktorit të madh, Agron Llakaj.

Loading...