Agron Shehaj: A mund të mbajë më postin e ministres Xhaçka? Ja kush fshihet pas kompanisë që ‘rrëmbeu’ tokën në Himarë

Deputeti demokrat Agron Shehaj ka folur në seancën e sotme plenare, pasi kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama për investimet strategjike, duke ka shprehur shqetësimin për vendimin e qeverisë që sipas tij i ka falur pronën publike në Himarë, familjes së ministres së Jashtme, Olta Xhaçka.
Sipas tij kompania e krijuar rishtazi me emrin “AGTCC Management” është në pronësi të një shtetase amerikane, e cila rezulton të jetë bashkëjetuesja e vëllait të ministres Xhaçka dhe nuk posedon asnjë kapital financiar përveç këtij raporti familjar.

Shehaj: Të bësh një interpelancë për një vjedhje në pamje të parë mund të tingellojë absurde. Ky parlament i menduar si temupulli i ligjit e demokracisë, është përdorur për disa nga vjedhjet më të mëdha në dëm të vendit. Cdo koncesion një krim, cdo vendim qeverie një vjedhje, cdo ligj jë favor dhe cdo tender një grabitje.Kjo është qeverisja juaj. Pse mendoni se minstrja Xhaçka dhe Rama arrijë deri aty dsa nuk marin mundimin për të fshehur vjedhjet, por marrin përfitime direkte pa asnjë frikë nga ligji. Sepse sipas tyre ato pak mijëra metra katror nuk janë asgjë me 400 mln euro të inceneratorëve. Afera për të cilin flasim sot është e paprecedentë. Një qeveri mblidhet për t’i dhënë favore një anëtari të kabinetit.

Ky që kam në dorë është vendimi i komitetit të investimeve strategjike të 29 marsit.Pasi u njoh me dokumentacionin komiteti vendosi miratimin e statusit investitor strategjik për projektin Drimadhes-Lakrus-Swith me subjektin. Në fund të vendimit ka firmën e Ramës. A e dinte kryeministri se me këtë firmë po i jepte Xhaçkës stausin e investitorit strategjik, a e dinte se me këtë firmë po i falte plazhin publik për 30 vite ministres. A e dinte se përmes këtij vendimi po i falte taksat ministres së Jashtme? E dinte shumë mirë se kompania AGTÇ Shpk është në pronësi të zotit Gaçi, bashkëshortit të ministres.

Ishin të vetëdijshëm se kishin bërë një krim. Familja Xhaçka e dinte se përfitimet ishin në shkelje të Kushtetutës. Dhe për të mashtruar ligjin familja ministrore krijon një kompani me emër shumë të ngjashëm me të parën, por jo në emër të bashkëshortit por në emër të një personi të afërt. Tre javë pas ndryshimit të emrit të kësaj kompanie, Edi Rama ndryshoi vendimin. Pronarja e kësaj kompanie të re është një shtetase amerikane, zonja Saton që bashkëjeton me vëllain e ministres së jashtme dhe s’ka asnjë kapital dhe asnjë eksperiencë në menaxhim hotelerie.

Ajo bashkëjeton në të njëjtën adresë me vëllain e ministres. Edi Rama mblodhi qeverinë dhe i dha kompanisë AGTCC Mengament për 30 vjet pronën publike në Himarë. Kushtetua e Shqipërisë thotë se deputetët nuk duhet të kryejnë asnjë veprimtari që përfiton nga pronat publike.

Ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali, i është kundërpërgjigjur akuzave të Shehajt, ndërsa theksoi se po tenton që të bëjë furtunë me gotën e dollisë kundër bizneseve.

Sipas ministres statusi investitor strategjik nuk është favor, por e drejte ligjore. Mes të tjerash ajo nuk e kurseu ironinë dhe për Gazmend Bardhin.

Elisa Spiropali: I nderuar zoti Shehaj, faleminderit për pyetjet tuaja. Ekziston një bindje që shkon përtej kësaj salle, që pretendon se s’ka pyetje të gabuara, por përgjigje. Edhe pse nuk është rasti. Jeni ju vetë personi i gabuar për ti ngritur këto pikëpyetje. Sipas asaj sindromës së famshme; po të isha unë aty, kushedi çdo bëja. Ata mendojnë jo me logjikë, por i nënshtrohen arsyes. Ju zoti Shehaj, po tentoni të bëni të njëjtën gjë në politikë, si në biznes, por ju po dëshmoni moskuptim. Bashkë me të tjetër, në rastin e një kërkese absurde për ngritjen e një gjyqi popullor. Po tentoni që të cënoni reputacionin e investitorëve.

Loading...