Agron Shehaj: “Koncesioni i aeroportit të Vlorës është një skemë vjedhjeje gjigande e Edi Ramës dhe Air Albania”

Agron Shehaj, ish-deputet i Vlorës për Partinë Demokratike nëpërmjet një postimi në Facebook është shprehur se koncesionari i aeroportit të Vlorës është një skemë vjedhje gjigande.

Ndërkohë që Air Albania, sipas tij është marketing i cili i ka kostot të larta.
Shehaj ndërt të tjera thekson se gjasat që këto projektet të përfundojnë janë të vogla dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Postim i plotë:

Koncesioni i aeroportit të Vlorës është një skemë vjedhjeje gjigande e Edi Ramës dhe Air Albania është thjesht një operacion marketingu me kosto të lartë për shtetin që shërbën si fasadë dhe mjet për të justifikuar edhe vjedhjen me aeroportin e Vlorës.

Komisioni Europian, maksimumi që mund të thotë, është se me krijimin e Air Albania dhe koncesionin e aeroportit të Vlorës është shkelur marrëveshja e MSA-së me BE-në. Kjo aferë duhet të hetohet penalisht në çdo element të saj, nga vendimmarrja deri tek skema si do vidheshin paratë e popullit.

Pak gjasa ka tani që këto dy projekte të bëhen por ato duhet të hetohen njësoj, për të treguar se asnjë politikan nuk është mbi drejtësinë.

Në Vlorë sezoni mezi zgjat 1 muaj e gjysëm sepse qeveria e korruptuar nuk investoi në bypassin e Vlorës dhe të Fierit por kërkon të grabisë 70 mln euro me PPP, 16 km rrugë Orikum-Dukat, nuk ndërtoi një aeroport me kosto maksimumi 30 mln euro por do vjedhë mbi 100 mln euro me koncesionin që do hetohet nga KE.

Loading...