Agron Shehaj:”Sot në Shqipëri, ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë, dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër”

“Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica” kështu e nis statusin e tij në rrjetin social facebook ish-deputeti i PD Vlorë Agron Shehaj.

Më tej vazhdon se:”Sot në Shqipëri, ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë, dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër”

Statusi i plotë:

Qytetarët po i bashkohen çdo ditë opozitës dhe kauzës së saj dhe së bashku janë sot shumica, përballë një qeverie e cila i ka braktisur, i ka shpërfillur dhe i grabit çdo ditë. Sot në Shqipëri, ka dy botë të ndara: opozita dhe populli i thjeshtë në njërën anë, dhe Rama bashkë me oligarkët, të korruptuarit, kriminelët, hajdutët, në anën tjetër. Këtë e ndjen dhe e shikon kudo në Shqipëri dhe nuk ka nevojë fare për sondazhe, edhe pse të gjitha sondazhet e konfirmojnë këtë të vërtetë.
@laberianews

Loading...