Gjatë seancës së sotme parlamentare u votua pothuajse në unanimitet në favor të kërkesës së Prokurorisë së posaçme për arrestimin e Arben Ahmetajt.
Ndërkohë, gjatë pasdites, kreu i qeverisë, Edi Rama në një mesazh për të gjithë shqiptarët, e cilësoi Reformën në Drejtësi si një nga më të rëndësishmet në vendin tonë.
Ai e bëri të qartë se nujk pajtohet me askën që del nga rruga e përbashkët dhe punon për xhepin.Ahmetaj pa imunitet, Rama: Nuk pajtohem me askënd që abuzon me besimin tim për të fryrë xhepin
Rama: Kur kam thënë se duam një drejtësi të re, të pavarur nga pushteti i politikës, të aftë për të luftuar korrupsionin në nivelet më të larta, nuk kam qenë vetëm lider i opozitës, por am qenë edhe kryeminsitër i Shqipërisë. Nuk jam mjaftuar me fjalët e mëdha për nevojën e Reformës në Drejtësi, por jam përpjekur pa pushim për ta miratuar atë. Mua këtë mision ma kanë besuar shqiptarët dhe përpara tyre, qoftë atyre që më kanë zgjedhur, qoftë atyre që nuk më kanë zgjedhur, për ta udhëhequr këtë përpjekje, unë nuk pajtohem dot me askënd që e abuzon këtë besim duke e kthyer mandatin e shqiptarëve dhe besimin tim në një mundësi për të fryrë xhepin. Për hir të këtij misioni dhe për t’i kthyer shqiptarëve, me sa fuqitë e mia ma lejojnë, unë jam gati të mbaj baltën e pambarimtë që kundërshtarët e të gjitha llojeve më hedhin, por nuk do mbaj kurrë mbi shpinë bashkë me PS, askënd.
Ahmetaj është i dyshuar për të paktën tre vepra penale, që nga korrupsioni, fshehja apo mosdeklarimi i pasurisë dhe pastrimi i parave.
Ish zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj u largua nga Shqipëria pak përpara se Prokuroria e Posaçme të firmoste shkresën me të cilën i drejtohej parlamentit për të patur autorizim për arrestimin e tij. Të premten e shkuar ai kaloi kufirin tokësor me Greqinë, dhe hipotezat mbi vendndodhjen e tij, u bënë subjekt hamendësimesh.
Mënyra e largimit dhe koincidenca me veprimin e Prokurorisë ngritën dyshime të forta se mund të bëhej fjalë për një largim aspak të përkohshëm. Sot ai vetë, në një reagim të gjatë në Facebook, la të kuptohej qartë se do të jetë pikërisht kështu. Ndërsa shkruante se dikush i kish thënë se e donin në burg ai theksoi se “nëse do ta meritoj, sigurisht që do të ndodhi…po jo përpara se e vërteta të marrë rrugë e dritë”.
Më pas e gjitha u konfirmua dhe nga avokati i tij, Henrik Ligori, sipas të cilit zoti Ahmetaj “ndodhet pranë familjes në Angli” dhe se do të kthehet “kur të ketë liri”./Albeu.com./