Air Albania ka sjell shërbim dhe cilësi të lartë, tarifa më të ulëta për qytetarët

Aeroporti i Kukësit për të cilin kanë filluar punimet në mars të këtij viti do të ofrojë tarifa të ulëta fluturimi drejt destinacioneve të ndryshme të Europës Qendrore dhe asaj Veriore.

Drejtori Ekzekutiv i Autoritetit të Aviacionit Civil Shqiptar, Krislen Keri tha gjatë fjalës së tij në prezantimin e projektit të Aeroportit të Vlorës se monopoli i e Aeroportit “Nënë Tereza” ka qenë një pengesë për sigurinë e aviacionit, ndërsa deklaroi se nisja e punimeve për dy aeroporte të reja do të përmirësojnë shërbimet dhe do të sjellin tarifa më të ulëta. “Monopoli i Aeroportit Nënë Tereza ka qenë pengesë për ecurinë e aviacionit.

Hapja e punimeve për dy aeroporte të tjera do përmirësojë shërbimet dhe do të sjell tarifa më të ulëta për të gjithë qytetarët”.

Keri deklaroi se “nga 2013 e deri më sot, përqindja e rritjes së volumit të trafikut mori kthesën e duhur për rritje, rritje të cilën e presim të vazhdojë edhe në vitet në vijim, të paktën deri në vitin 2030, duke konsideruar strategjinë e qeverisë për zhvillimin e këtij sektori.

Paralelisht me nismën për zhvillimin e dy aeroporteve të reja, në këto dy vitet e fundit u krijua dhe hapi krahët, falë kujdesit direkt të ministres Balluku, kompania jonë flamur mbajtëse “Air Albania” që ofron shërbim të plotë me kosto të ulët.

Gjithashtu, kompani prestigjioze europiane si “Wizz Air” “Easy yet” janë futur dhe janë drejt konsolidimit të tregut tonë. Dinamika e të gjithë këtyre ndryshimeve në vite ka zbritur ndjeshëm nivelin e çmimeve ku për herë të parë shqiptarët po prekin biletat e nivelit 50-100 euro për destinacione Italine, për destinacion Londrën, Vienën, Gjermane etj.

Për të kaluar tek segmenti i turizmit , rreth 10-fish ka qenë rritja e numrit të pasagjerëve në fluturimet charter në 5 vite, në vitet midis 2013 dhe 2018 dhe ky është vetëm një fraksion nga totali që vizitojnë Shqipërinë.

Më tej, ai ka theksuar se “Aeroporti i Kukësit për të cilin kanë filluar punimet në mars të këtij viti dhe përfundojnë për 14 muaj do të ofrojë tarifa të ulëta për kompani ajrore të tipologjisë low cost dhe që do të lidhë pasagjerët shqiptare me ato të rajonit me destinacionet Italiane, të Europës Qendrore dhe asaj veriore.

Por, pavarësisht tarifave të larta, vendi ynë paraqet një destinacion tërheqës dhe dëshira për të udhëtuar dhe vizituar Shqipërinë ka qenë e jashtëzakonshme në këto 6 vjet, falë edhe strategjisë kombëtarë të zhvillimit të turizmit”, -u shpreh ai./atsh

Loading...