Air Albania nis sot fluturimet drejt Italisë – A do ketë ulje cmimesh?

Kompania Air Albania ka njoftuar se nis sot fluturimet drejt Italisë. 

Avioni që do të kryejë këtë udhëtim do të quhet Migjeni.

Ai është i modelit Boing 737 – 800, një prodhim i vitit 2016 me kapacitet prej 160 pasagjerësh.

Janë 3 destinacione të reja që kompania me kapital shtetëror do t’i ofrojë pasagjerëve: në Romë, Milano dhe Bolonja.

Futja në treg e kompanisë me flamurin shqiptar Air Albania ka sjellë uljen e çmimit të biletave.

Përveç uljes me 20% të udhëtimeve që bëhen me avionin e parë të kësaj linje për itinerarin Tiranë – Stamboll, çmime edhe më të ulëta pritet që vijnë këtë fillim vjeshte me destinacionet drejt Italisë.

Loading...