“Arena Kombëtare” s’do ketë asnjë vend të lirë, edhe pse kundërshtari është vendi i fundit në grup. Shqipëria është kualifikuar tashmë në Euro 2024 dhe të gjithë duan të bëhen pjesë e festës.
Federata Shqiptare e Futbollit në këtë pikë dëshiron të evitojë në maksimum incidentet. Ka ardhur tashmë njoftimi për të gjithë tifozët shqiptarë që do të jenë të pranishëm në Shqipëri – Ishujt Faroe, (20 nëntor, ora 20:45), mbi orarin e hyrjes në stadium.
Hyrja e tifozëve në stadium do të nisë nga ora 17:45. FSHF kërkon bashkëpunimin e të gjithë tifozëve shqiptarë që do të ndjekin ndeshjen në stadium të paraqiten në kohë.
Kjo për të mos krijuar radhë ose vonesa dhe të gjithë të jenë në vendin e tyre në ora 20:45, kur pritet të nisë edhe kjo ndeshje. 20 nëntori duhet të jetë një ditë feste për të gjithë në Arena Kombëtare.