Ak.sident/ Makina bie në greminë, v.des shoferi, dy persona mbijetojnë për mrekulli (foto)

Një person ka mbetur i vdekur mesditën e sotme pas nje aksidenti në aksin rrugor Fushë Arrëz-Fierzë ne zonen e Qafes se Malit.

Makina ka dalë nga rruga dhe ka rënë në një greminë në fshatin Dardhë, ku për pasojë ka mbetur i vdekur drejtuesi i saj.

Për pasojë, ka humbur jetën shtetasi Mark Nika, ndërsa kanë shpëtuar mrekullisht një grua dhe një fëmijë, që ndodheshin në mjet, të cilët janë dërguar në Spitalin e Pukës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

NJOFTIMI I POLICISE:
Më datë 07.06.2020, rreth orës 11:45, në fshatin Dardhë, Pukë, një mjet ka humbur kontrollin dhe dalë nga rruga për pasojë janë lënduar një grua me një fëmijë të cilët janë jashtë rreziku për jetën dhe ndodhen në Spitalin Pukë

Gjithashtu nga Informacionet paraprake mesohet se ndodhet dhe një person, shtetasi M. P. në automjet, dhe shërbimet e Zjarrfikeses Pukë po punojn për nxjerrjen e tij nga automjeti

Në vendin e ngjarjes ndodhen shërbimet e policisë dhe grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Loading...