Ak.sident/ Makina përfundon në përrua, pla.gosen tre djem të rinj

Një aksident ndodhi ne LIbrazhd ku nje automjet më targa AA518BC ka dalë nga rruga dhë për pasojë ka përfunduar në përroin e Shësë, në hyrjë të qytetit.

Shpejtësia e lartë e kombinuar me ngricat solli humbjen e kontrollit të drejtuesit të mjetit.

Për pasojë makina ka kaluar bordurën duke përfunduar në kanal. Bëhet më dije se nga aksidenti, tre të rinj kanë mbetur të plagosur dhe janë dërguar në spitalin e Librazhdit.

Ndërkohë mësohet se të rinjtë kanë dëmtime të lehta, por fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia rrugore po punon për zbardhjen ë ngjarjes dhë vënien para përgjegjësise ligjore drejtuesin e mjetit për shkelje të normave të shpejtësisë.

Loading...