Ak.sident me pasojë vdekjen, këmbësori përplaset nga BMW-ja dhe ndërron jetë në Spitalin e Vlorës

Aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Vlorës.

Në lagjen “10 Korriku”, një makinë tip “BMW” ka aksidentuar një kalimtar, i cili sipas burimeve të para sapo ishte kthyer nga pazari dhe kishte në dorë një qese me ushqime.

Këmbësori është transportuar menjëherë në spital, por ka ndërruar jetë duke mos i mbijetuar dot goditjes nga makina.

Sipas burimeve paraprake reth orës 07:50, automjeti tip BMV me drejtues shtetasin K.I. ka goditur aksidentalisht këmbësorin Q. L., 75 vjeç, banues në Vlorë, i cili është transportuar në Spitalin Rajonal në gjende të rëndë dhe më pas ka ndërruar jetë.

Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit, shtetasin K.I., 35 vjeç, banues në Vlorë, me të cilin po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Pamje nga vendi i aksidentit fatal.

Loading...