Një aksident ka ndodhur këtë paradite në rrugën transballkanike, në Vlorë.
Sipas burimeve deklarohet se një grua rreth 50 vjeç është përplasur në rrugë nga një makinë tip Mercedes A Class, me targa AA 231 UK.
Nga raportimet e para, thuhet se e plagosura ka pësuar dëmtime, ndërsa në rrugë ka shenja gjaku.
E aksidentuara po dërgohet me urgjencë në spital.
Pritet që policia të mbërrijë në vendngjarje për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Loading...