Ak.sident rrugor i merr jetën shqiptarit,ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij

Një aksi.dent rrugor i mori jetën një shqiptari, gjatë natës së mbrëmshme.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, 65-vjeçari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, ishte duke u kthyer nga dasma e vajzës të tij.

Në momentin e aksidentit ndodhej në makinë së bashku me gruan dhe vajzën tjetër.

Mjeti me të cilin po udhëtonte, u përplas me një veturë tjetër, duke lënë të plagosur drejtuesen e saj. Pla.gë nga aksidenti mori edhe vajza e shqiptarit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në komunën Gioia Tauro në Kalabria. Sipas raportimeve, për shkak të impaktit të fortë, një prej makinave doli nga rruga, ndërsa tjetra u bllokua në mes të saj.

Deri më tani shkaqet e aksidentit mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet kanë nisur punën për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.

Loading...