Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Bërzhitë të Tiranës.Mësohet se adoleshentët kanë qenë në një restorant për të festuar ditëlindjen e njërës prej pasagjereve që ndodhej në mjet
Ngjarja ndodhi rreth orës 01:00 gjatë mesnatës së të dielës, në aksin e vjetër rrugor Tiranë-Elbasan, në fshatin Bërzhitë.
Njoftimi i policisë së Tiranës:
Në aksin e vjetër rrugor, në Bërzhitë, automjeti me drejtues shtetasin F. SH.,18 vjeç, si pasojë e lagështirës ka dalë nga rruga.
Për pasojë kanë ndërruar jetë dy nga pasagjeret në automjet, D. T, 17 vjeçe dhe S. S, 17 vjeçe.
Drejtuesi i automjetit F. SH së bashku me dy pasagjerët e tjerë O. M, 14 vjeç dhe L. M, 14 vjeç ndodhen në SQU nën kujdesin mjekësor.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.