Ak.sidenti në Krujë, zbardhen emrat e katër personave që humbën jetën

Zbardhen detaje nga aksidenti tragjik i ndodhur mbrëmjen e kaluar në kryqëzimin e fshatit Borizanë, në Fushë Krujë.

Policia ka dhene emrat e katër viktimave, të cilët janë Fatlum Xhikoli, 33 vjeç, Arben Kani, 36 vjeç, Nazim Rrahmani, 36 vjeç, dhe Luljan Mahilaj 45 vjeç.

Të katër viktimat po udhëtonin me një mjet tip “Audi”, kur i kanë rënë nga pas një kamioni me targa kosovare.

Për pasojë, tre persona kanë humbur jetën në vend, ndërsa një tjetër është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, në Tiranë, por nuk ka mundur të mbijetojë.

Loading...