Ak sidenti t ragjik në Memaliaj, makina e djalit merr përpara kryefamiljarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës në Bashkinë Memaliaj.

Një 67-vjecar humbi jetën teksa u shtyp nga furgoni i cili ka qenë në pronësi të birit të vet.
Mjeti tip FORD u parkua nga djali i viktimës para banesës në Krahës por kishte harruar të vendoste frenat e dorës pasi vendi i parkimit ishte dishezë e thepisur.
Në këto momente furgoni vazhdoi rrugën pa shofer brenda ndërkohë që drejtuesi tentoi të bëhej barrikadë për ta ndaluar.

Për pasojë shoferit i’u thye kemba ndërsa automjeti mori përpara kryefamiljarin Bedri Hoxha 67 vjec ish arsimtar i cili kishte një vit që kishte dale në pension.

Mësohet se Hoxha vdiq në vend si pasojë e plagëve të marra ndërsa djali i tij është shtruar në Spital me frakturë në gjymtyrë.

Loading...