Ak.sidenti tr.agjik – Mes të plago*surve në gjendje kritike një shtatzënë

Aksidenti tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Shkup-Tetovë i ka marrë jetën 13 personave deri tani. 40 të tjerë janë shtruar në 2 spitalet e Shkupit dhe Tetovës.

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ishte ai që bëri të njohura të dhënat. 

Ndërkohë nga spitali ushtarak “8 shtatori” Shkup, drejtori i spitalit njofton se 4 persona të sjellë në spital kanë vdekur dhe një është në gjendje kritike.

Në qendrën e Urgjencës në Shkup janë shtruar 5 persona, ku një grua shtatzënë është në gjendje më kritike se të tjerët.

“Për momentin gjendja është nën kontroll kemi numër të madh të personelit të mobilizuar, kemi 5 pacientë, një i gjinisë femërore dhe është shtatzënë.

Nga dy femrat njëra është në gjendje kritike. Lëndime shumë serioze, tani do ta fillojmë operacionin”, deklaroi Ilir Hasani, drejtor i Qendrës së Urgjencës.

Dyshohet se çarja e gomës u bë shkaktar i aksidentit. Hetuesit ndërkohë ndodhen në vendngjarje.

Loading...