Ak.sidenti tr.agjik në Itali – I riu shqiptar humb jetën në spital dy javë pas përplasjes (foto)

Ka ndërruar jetë në spital, i riu shqiptar që dy javë më parë u përfshi në një aksidenti tragjik.

Armand Balliu 31 vjeç i shtruar në spitalin e Stanta Chiara në Trento, mësohet se nuk ka mundur të mbijetojë nga përplasja tragjik me biçikletë në ‘Nago Veçhia’.

Balliu që prej vitit 2010 jetonte e punonte në Itali, ku kishte emigruar nga Durrësi. Ai punonte si kamerier në një nga hotelet e zonës.

Në 27 gusht i riu sapo kishte lënë turnin e punës dhe kishte marrë biçikletën për tu kthyer në shtëpi. Por gjatë rrugës ai kishte humbur kontrollin dhe kishte rënë përtokë. Në këtë aksident ai kishte përplasur kokën me trotuarin.

Menjëherë në vendngjarje kishte ndërhyrë policia dhe ambulanca, e kishte ardhur edhe një helikopter. Por gjendja e Balliut kishte qenë shumë e rëndë.

Ai ishte dërguar me helikopter në spital edhe ku ishte operuar gjatë natës së aksidentit dhe më pas ishte shtruar në reanimacion.

Por dy javë nga ngjarja, Armand Balliu nuk ja kishte dalë dot, duke ndërruar jetë në spital.

Loading...