Një aksident tragjik ndodhi mbrëmjen e së martës në kryeqytetin e Kosovës, ku një grua u godit për vdekje nga një automjet në rrugën C.
Mësohet se gruaja në fjalë ishte shtetasja, Dashurije Gashi, mjeke e njohur në Qendrën e Mjekësisë Familjare, në Suharekë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, kolegët e QKMF në Suharekë shprehin ngushëllimet për familjarët, si dhe vlerësojnë maksimalisht figurën e mjekes në aspektin profesional dhe human.
“Më datë 28.11.2023 me dhimbje të thellë morëm lajmin për vdekjen e dr. Dashurije Gashi. Ishte një punëtore me vlera të larta humane dhe një profesioniste shëndetësore që me dekada iu përkushtua profesionit dhe ishte e palodhshme në shërbim të qytetarëve.
Në emër të QKMF-s ‘Rexhep Kuçi’ ju shprehim ngushëllimet më te sinqerta familjarëve dhe të gjithë kolegëve që ndanë një pjesë të jetës dhe të punës bashkë”, shkruhet në postim.