Policia greke ka bërë të ditur se në gomonen e parë të bllokuar janë arrestuar 2 shqiptarë dhe një italian.
Kjo e fundit, e nisur nga Shqipëria dhe e ngarkuar me drogë ka tentuar të futet në ujërat turke pasi kishte përshkruar gjithë hapësirën detare të Greqisë.
Po ashtu raportohet se gjatë operacionit ka pasur edhe shkëmbim zjarri mes policise dhe trafikanteve.
Në këtë operacion kanë marrë pjesë anije të Frontex, helikopterë dhe forca speciale.
Sipas Kathimerini, aktualisht të ndaluarit po merren në pyetje në Mitilini, ndërsa vijon operacioni për kapjen e gomones së dytë.
Loading...