Akademi për barinjtë/ Bëhet virale deklarata e ministres së Bujqësisë

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, e pranishme në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, ka njoftuar se do të hapet një akademi për të rinjtë që dëshirojnë të bëhen barinj. Sipas saj, ky zanat është i vështirë, e për pasojë duhet që shteti t’i mbështesë.

“Bashkë me 7.2 miliardë lekë që do të shkojnë për fermerët dhe blegtorët…po, po zonjë…është e vështirë, e dimë që blegtoria ka një rënie, sepse është e vështirë, nuk duan njerëzit të shkojnë në mal të jenë barinj. Pse s’shkon të bëhesh ti bari? Njerëzit kërkojnë diçka më të lehtë.

S’ështëçështje shkolle, është një profesion i trashëguar që në duam ta ruajmë atë. Ne do të nxisim të rinjtë, do shkojmë t’i gjejmë, do bëjmë një akademi për këtë, dhe do i subvencionojmë. Do u themi ejani bëjeni këtë sepse do t’ju subvencionojmë, jo për krerë por për mbajtjen e tufës”, deklaroi Krifca.vizionplus

Loading...