Lejla Gorishti
Akademia e Arteve dhe Shkencave Indi, i akordon çmimin “Ikonë e Letërsisë Botërore”shkrimtares shqiptare Vilhelme Vranari Haxhiraj
Shkrimtarja e mirënjohur, Vilhelme Vranari Haxhiraj vlerësohet nga Akadamia e Shkencave dhe Arteve Indiane, më 25 .maj .2020, me çmimin prestigjioz. “Ikonë e Letërsisë Botërore.” për kontribute me përparësi në letërsi, politikë, histori, art dhe kulturë .
Shkrimtarja e mirënjohur, “MJESHTRE E MADHE E PENËS”, pas një kontributi shumëvjeçar, të gjatë e të gjerë letrar e kulturorë, u shpërblye me të drejtë nga njëri prej Institucioneve më të larta indiane Akademia e Shkencave dhe Arteve –Indi (NAAC)me çmimin më të vlerësuar ndërkombëtar, deri më tani. Për Vranarin, si shkrimtare e shquardhe si personalitetja më e devotshme e identitetit kombëtar të shqiptarëve kudo, data e 25 .majit, të vitit 2020, do të mbetet një ngjarje e paharruar.Ky vlerësim, merr peshë të veçantë edhe për faktin se edhe pa qënë e pranishme në këtë event ndërkombëtar NAAC- Këshilli Kombëtar i Vlerësimit dhe Akreditimit e vlerëson vlonjaten me çmimin, “Ikonë e Letërsisë Botërore” me motivacion për kontribute në politikë, letërsi art dhe kulturë .
Theksoj se çmimi që i ka akorduar ky Instuitucion Nd/kombëtar, është plotësisht i merituar.Lidhur me vlerësimin një rëndësi të veçantë ka propozimi i bërë nga Zv/Sekretari i Përgjithshëm i NAAC, poeti shqiptar,z.Delo Isufi, të cilin e përgëzoj dhe e përshëndes për zgjedhjen e duhur që bëri për krijimtarinë shumë dimensionale të Znj Vranari.
Vilhelme Vranari Haxhiraj, kohë pas kohe, është nderuar me disa vlerësime të tjera në vend dhe në botë, madje ende pa kaluar 2 vite kohë, Akademia Shqiptare Amerikane e Shkencave dhe Arteve, me qendër në New York, i bëri një nderim të ngjashëm në fushën e krijimtarisë . Si autore e suksesshme e cila me arritjet e saj, ka ngritur lart reputacionin e vendit, nga Senati Akademik (AShAShA) u pranua anëtare e Akademisë me të drejta të barabarta më 30,tetor ,2018. Vlerësimit të krijimtarisë së Vranarit edhe nga NAAC, është nder dhe krenari jo vetëm për”Mjeshtren e Madhe të Penës”, po dhe për ne vlonjatët, madje dhe për të gjithë shqiptarët e kudondodhur. Kështu, mirënjohjeve të shkrimtares tonë më të mirë, që iu shtua edhe një çmim i veçantë, “Ikonë e Letërsisë Botërore” nderon letërsinë dhe kulturën shqiptare në sytë e Evropës dhe gjithë botës së civilizuar, si vlerësim i lartë dhe mirënjohje e veçantë për autoren vlonjate dhe mbarë popullin shqiptar.
Me krijimtarinë e saj të tej-arritshme autoriale, znj Vranari ështe ndër krijueset e para, që shpërtheu menjëherë pas rënies së diktaturës në Shqipëri. Në rreth 50-të veprat e saj, ajo bëri të njohur kudo origjinën e kombit më të lashtë, gjuhën e lashtë shqipe, traditën, kulturën dhe gjithë vlerat më të mira të identitetit kombëtar e njerëzor të popullit shqiptar, të cilat nuk i dinin shumë vende të botës. Madje, popuj jo vetëm nga vendet gjeografikisht më të largëtat, pasrënies së diktaturës komunikuan me ne dhe njohën shqiptarët,edhe përmes veprave shembullore të Vilhelme Vranari Haxhirajt.
Ndaj, evenimenti i dekorimit të saj si poete, shkrimtare, publiciste dhe studiuese, do të mbetet një ngjarje e paharrueshme për të. Çdo mirënjohje, dekorim a shpërblim kombëtar e ndërkombëtar është gëzim i përbashkët për të gjithë shqiptarët. Ajo vazhdon të bëjë shumë për popullin dhe vendin e saj, duke i dalë krah me vendosmëri dhe fakte e argumente të pamohueshme mbrojtjes së lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo dhe në të gjitha trojet e tyre etnike. Ajo mbetet shembulli më prodhimtar në krijimtarinë, kulturën dhe traditën e kombit tonë, për të gjithë shqiptarët kudo që ata jetojnë. Ndaj, vlerësimet që vijnë nga qarqet botërore për Vilhelmen, janë mirënjohje edhe për mbarë popullin shqiptar.
Urime !
Lejla Gorishti (mësuese e gjuhës shqipe, redaktore dhe analiste letrare)
Vlorë, 9.6.2020