Akademia e Shkencave ka ripropozuar shkrimtarin Ismail Kadare për çmimin “Nobel”.
Emri i tij është ripropozuar të martën në tryezën “Kadare dhe letrat shqipe”, me rastin e 84-vjetorit të tij të lindjes.
Kreu i ASH-së, Skënder Gjinushi i ka dërguar një letër Akademisë Suedeze, në të cilën shkruan se pena e Kadaresë ka lënë gjurmë në kulturën e vendit.
Gjeniu i letrave shqipe ka qenë disa herë kandidat për çmimin “Nobel” në letërsi dhe së fundmi ka marrë dekoratën më të lartë franceze, si “Komandant i Legjionit të Nderit”.
Po ashtu, Kadare u nderua vitin e kaluar me çmimin ndërkombëtar “Nonino”, i cili iu ndahet personazheve të mëdhenj të kulturës.
Loading...