Për sa i përket jetës së saj private aktorja është munduar ta mbajë sa më larg syrit të mediave. Ajo është e martuar me producentin dhe dizajnerin Adam Shulman, më të cilin ka edhe një djalë.
Edhe pse jeta e saj mund të duket perfekte, aktorja ka rrëfyer se ndonjëherë ka probleme me ankthin dhe stresin. Megjithatë ajo ka gjetur një metodë shumë efektive që ndihmon në largimin e energjive negative dhe relaksim
“Vëreni një matës kohe në telefon, merreni pranë një qiri dhe shkruani gjithçka që ju shqetëson. Nxirreni të tërën në letër. Mos e lexoni. Kur të përfundojë koha që i keni caktuar vetes, merreni letrën dhe digjeni. E gjithë energjia dhe zemërimi bëhen tym”, ka thënë aktorja Hathaway.
(BalkanWeb)