Institucionet vendore dhe qëndrore, po punojnë në qarkun e Korçës për të pastruar akset rrugore nga dëbora.
Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi, njoftoi se Autoriteti Rrugor Shqiptar, prefektura dhe bashkia e Korçës, janë angazhuar për të pastruar rrugët nga dëbora.
Ministri Peleshi bëri me dije se po punohet për t’i mbajtur të kalueshme të gjitha akset rrugore në këtë qark.
Për të pastruar boren dhe për të liruar qarkullimin e automjeteve, po punojnë 11 borëpastruese në akset Prrenjas – Qafe Thanë, Pogradec – Qafë Plloçë, Korçë – Kapshticë, Korçë – Maliq, Korçë – Voskopoje dhe Korçë – Dardhë.
Ministri i Bujqësisë falenderoi Drejtorin e ARRSH, prefekturën dhe bashkinë e Korçës për kontributin që po japin në këtë situatë. /ATSH