Qeveria Shqiptare nëpërmjet Fondit Shqiptar të Zhvillimit, do të rindërtojë gjatë vitit 2019 rrugën Vlorë-Orikum.
Drejtori i fondit Benet Beci, tha në Komisionin për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin se “ndërtimi i këtij segmenti ka një impakt mjaft të madh ekonomik dhe konkretisht në zhvillimin e turizmit në këtë zonë por do të zgjidhë edhe çështjen e trafikut në këtë segment gjatë sezonit veror”.
“Qëllimi i ndërtimit të kësaj rruge është çlirimi i trafikut, ndërtimi i një rruge me parametra të lartë sigurie”. Benet Beci sqaroi se “do të ndërtohen edhe disa by-pass-e të vogla të cilat do të zhvillojnë disa zona që janë larg rrugës kryesore”. Gjithashtu në projekt, do të përfshihet edhe rikualifikim i zonës midis rrugës dhe detit, për të ofruar një standard të lartë për turistët”.
Drejtori i fondit theksoi se “për këtë arsye kjo rruge është prioritare për t’u ndërtuar vitin e ardhshëm”.
Drejtori i fondit shpjegoi përpara deputeteve të komisionit, ecurinë e projektit. “Pjesa Rradhimës, e rrugës nga Vlora në Orikum ka gati një nga projektet më të bukura dhe të kombinuara mes rrugës për makinat, shëtitores dhe zhvillimit të biznesit”. ” Në pjesën e Rradhimës ka filluar ndërtimi i “lotit” të parë, prej 8 km”. “Kjo rrugë do të financohet nga BERZH më 20 milionë euro”. Ne këtë rrugë janë gjithsej tre “lote” “. Janë alokuar fondet për “lotin” e parë”. “E gjithë rruga është rreth 17 km”.ATSH