Një ambulancë që vinte nga qyteti i Vlorës raportohet të ketë rënë në kanal paraditen e kësaj të hëne në Maminas të Durrësit.
Nuk dihet ende se cili ka qenë shhkaku i aksidentit, por dyshohet se shpejtësia tej normave të lejuara, ka bërë që shoferi të humbas kontrollin e mjetit duke përfunduar në anën tjetër të rrugës.
Mësohet se shoferi ndodhej vetëm në ambulancë në momentin që ka humbur kontrollin, deri tani nuk raportohet që drejtuesi të ketë pësuar lëndime.
Policia ndodhet në vendngjarje për të vijuar hetimet e mëtejshme për zbadhjen e ngjarjes.
Loading...