Aksident, automjeti përplas një motor, rëndë drejtuesi i motorit

Një aksident ka ndodhur pasditen e së premtes në kryeqytet tek Komuna e Parisit.

Paraprakisht mësohet se një automjet ka përplasur një motor e për pasojë i lënduar ka mbetur drejtuesi i këtij të fundit.
Drejtuesi i motorit ndodhet në tokë ndërsa qytetarët e rastit i japin ndihmën e parë.

Rrethanat e aksidentit nuk dihen ende.

Loading...