Aksident fatal , makina përplas për vdekje 50-vjeçarin

Fier
Informacion paraprak

Sot rreth orës 13:45, në fshatin Zharrëz, Patos, shtetasi E. S., 33 vjeç, banues në Patos, duke drejtuar automjetin tip “Opel” është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. H., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Zharrëz.

Si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë drejtuesi i motomjetit.

Eshtë shoqëruar drejtuesi i automjetit dhe po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...