Aksident i frikshëm, humbin jetën vajzat e gazetarit të njohur

Dy vajza humbën jetën në Romë pasi makina me të cilën po udhëtonin u përplas me një pemë në zonën e San Giovanni. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së dielës.

Viktimat janë dy motra 23 dhe 19 vjeç, Antonella dhe Lorena, vajzat e gazetarit amerikano-jugor Luis Flores. Në vendngjarje ka ndërhyrë policia lokale, e cila do të duhet të rindërtojë dinamikën e saktë të fakteve.

Ndihma ishte e kotë për dy vajzat e moshës 19 dhe 23 vjeç. Patrulla të shumta të policisë lokale me Grupin VI Torri kanë ndërhyrë në vendngjarje, por vajzat humbën jetën në vendin e aksidentit. Makina e tyre ka përfunduar totalisht e shkatërruar pas aksidentit, shkruanfaxweb.al.

Loading...