Aksident i katërfishtë në Vlorë

VLORË
Një aksident është shënuar në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë.
Gazetari Enrik Mehmeti, raporton për “BalkanWeb” se në aksident janë përfshirë 4 makina, e për pasojë është dëmtuar lehtë një person. E plagosura, sipas raportimeve është një grua rreth të 60-ve e cila është dërguar për në spital.

Policia ndërkohë ndodhet në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti.

Loading...