Shërbimet zjarrfikëse u njoftuan për një aksident rrugor, por në ndryshim nga rastet e tjera, këtë herë duhet të nxirrnin nga makina një… kalë, i cili u përplas nga automjeti dhe më pas mbeti i bllokuar.
Aksidenti ndodhi në Porto Riko. Një makinë e tipit “Daewoo” përplasi kafshën që i doli përpara, e cila më pas përfundoi brenda në makinë.
Për fat të mirë, në makinë ishte vetëm drejtuesi i saj, i cili shpëtoi pa lëndime. I zoti i kalit pagoi dëmin e shkaktuar.
Kafsha ka pësuar lëndime të shumta dhe për kurimin ka nisur një fushat online për të mbledhur fonde!
Loading...