Aksident i rëndë, humb jetën 34-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesnatën e kësaj të shtune në Sarandë.

34 – vjeçari Arlind Qendro, banor i Sarandës, duke udhëtuar me mjetin e tij ka dalë nga rruga fillimisht është përplasur me bordurën e rrugës dhe pastaj ka rënë poshtë.

Për rrjedhojë ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në hyrje të qytetit në afërsi të Hotel “Panorama”.

Pas njoftimit nga një qytetar i rastit ka shkuar ambulanca dhe 34-vjeçari është transportuar në urgjencën e spitalit, ku është konfirmuar vdekja e tij. Mësohet se 34 vjeçari ndodhej i vetëm në mjetin e tij.

Sherbimet e qarkullimit rrugor të Sarandës kanë shkuar në vend ndërsa ende nuk është bërë e ditur se cili ka qenë shkaku i këtij aksidenti të rëndë.

Loading...