Aksident i rëndë – I riu përplas për vd.ekje 44-vjeçaren

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 44-vjeçareje ka ndodhur mbrëmjen e se shtunes në aksion rrugor Milot-Laç.

Policia thotë se një 23-vjeçar ka përplasur me makinë shtetasen me iniciale Z.D, e cila ka ndërruar jetë në vend.

Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 18:40, në aksin e vjetër rrugor Milot – Laç , në vendin e quajtur ” Ish – Uzina e Superfosfatit”, ka ndodhur një aksident automobilistik ku shtetasi A.G. vjeç 23, banues në Milot, duke drejtuar mjetin e tij ka aksidentuar shtetasen këmbësore Z.D. vjeçe 44, banuese në Laç, e cila për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon veprimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...