Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Lluzhan të Podujevës.
Nga ky aksident ku janë përfshirë dy automjete, si pasojë ka mbetur i vdekur një person, derisa dy të tjerë janë plagosur, raporton Express.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka thënë se personat e lënduar janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës.
“Është njoftuar edhe emergjenca dhe njësia e zjarrfikësve. Njësitë në vendin e ngjarjes kanë njoftuar, se mjeku në vendngjarje ka konstatuar se një person ka ndërruar jetë.
Dy persona tjerë të lënduar janë dërguar në QKUK-Prishtinë. Në aksident janë të përfshira dy automjete.”
Loading...