Aksident i rëndë, makina përplaset me barrikadat

Një aksident i rëndë ka ndodhur tek mbikalimi i Saukut. Mësohet se një makinë është përplasur me barrikadat dhe është kthyer përmbys në rrugë, në dalje të autostradës që lidh Teg me Unazën e Re.

Nuk dihet ende nëse ka të lënduar ndërsa policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Loading...