Aksident i rëndë, makina shpërthen në flakë, vdes tragjikisht 17-vjeçari

Një 17 vjeçar ka vdekur sot në orët e hershme në një aksident trafiku në rrugën rajonale Prishtinë-Mitrovicë, saktësisht në fshatin Shupkovc.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:40, ndërsa deri te aksidenti dyshohet se ka ardhur pasi që drejtuesi i automjetit nuk e ka përshtat shpejtësinë e lëvizjes se automjetit kushteve dhe fushëpamjes së rrugës, ku dyshohet se ka humbur kontrollin mbi automjetin, ka dal jashtë rruge dhe rrokulliset poshtë urës, ku me pas automjeti ishte përfshirë nga zjarri

“Në fshatin Shupkovc, ka ndodhur një aksident trafiku me fatalitet, ku i përfshirë ishte një automjet me targa vendore. Si pasojë e aksidentit, pasagjeri arrin të dal nga automjeti kurse vozitësi mbetet brenda automjetit. Në vendngjarje përveç njësive policore ka dalë mjeku kujdestar i cili edhe e ka konstatuar vdekjen e vozitësit A.K,. 17 vjeçar, kurse pasagjeri I.A., 20 vjeçar është dërguar në spitalin rajonal në Mitrovice për trajtim dhe është jashtë rreziku për jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Loading...