Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Fier-Lushnjë.
Bëhet me dije se një automjet ka humbur kontrollin, duke dalë nga rruga dhe si pasojë ka përfunduar në kanal.
Nuk dihet nëse ka të lënduar, ndërsa dyshojhet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë shpejtësia e lartë dhe lagshtia në rrugë.
Mjeti është nxjerrë nga kanali me karrotrec.
Grupi hetimnor ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Loading...