Aksident i rëndë në aksin Elbasan-Tiranë,4 persona kanë mbetur të plagosur

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Elbasan-Tiranë, nga ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ndodhi në afërsi të tunelit të Krrabës në Bradashesh. Dy makina janë përplasur kokë më kokë, e ndërsa 3 prej personave ndodhen në gjendje të rëndë.

Personat e përfshirë në aksident, u transportuan me tre ambulanca në spital.

Policia po heton shkaqet dhe rrethanat sesi ndodhi ky aksident.

Loading...