A*ksident i rëndë në Durrës, “Benzi” përplaset me plepin, v*des 23-vjeçari, shoferi në gjendje të rëndë

DURRËS– Një aksident me pasojë humbjen e jetës së një personi ka ndodhur në orët e para të mëngjësit në aksin Plepa-Romanat. Një mjet tip ‘Benz’ i cili drejtohej nga 23-vjeçari Ermal Kadriu ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga e duke u përplasur me plepin. Për pasojë ka ndërruar jetë pasagjeri i cili ishte në mjet, 23-vjeçari me inicialet G.H.

NJOFTIMI I POLICISË:

Me datë 10.11.2021, rreth orës 05:00, në aksin rrugorë Plepa-Romanat, mjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një plep.Si pasojë e përplasjes drejtuesi i mjetit ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë dhe ka ndërruar jetë pasagjeri shtetasi G. H., 23 vjeç.Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

SHQIPERIA IME

Loading...