Aksident i rëndë në Lezhë, ndërron jetë një person

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në afërsi të fshatit Balldre.

Mësohet se një automjet është përplasur me një motorçikletë e për pasojë ka mbetur i vdekur një person.

Ende nuk është bërë i ditur identiteti dhe mosha e viktimës ndërsa pritet që për ngjarjen e rëndë të këtë detaje pas zbulimeve që do të bëjë grupi hetimor.

Gjithashtu janë të panjohura edhe shkaqet dhe rrethanat e këtij aksidenti.

Loading...