Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Gjirokastër-Libohovë.
Bëhet me dije se në aksident janë përfshirë dy makina. Si pasojë e këtij aksidenti kanë mbetur të plagosur dy persona, ndërsa dëmet materiale janë të shumta.
Të lënduarit janë dërguar mne urgjencë në spital, ndërsa policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.
“Rreth orës 07:40, në vendin e quajtur “Kthesa e Libohovës”, shtetasi J. V., duke drejtuar automjetin tip “Peugeot”, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i automjetit, shtetasi J. V., 32 vjeç, dhe pasagjerja në këtë automjet, shtetasja S. V., 30 vjeçe (bashkëshortja e 32-vjeçarit), të cilët po marrin ndihmën mjekësore në spital.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.”-njoftoi policia.