Aksident i rëndë në New York, humb jetën çifti shqiptar

Një aksident i rëndë ka ndodhur në New York dhe si pasojë kanë humbur jetën një çift nga Shqipëria.
Siç raportohet, dy makina janë përplasur me njëra tjetrën duke bërë që njëra prej tyre të përmbyset.

Nga aksidenti tragjik kanë humbur jetën Muharem Frluckaj, 52 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Bisere Frluckaj, 47 vjeçe.

Gruaja ka humbur jetën në vend, ndërsa bashkëshorti gjatë rrugës që po transportohej në spital. Dy viktimat banonin në Bronx.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Loading...