Një aksident i rëndë ka ndodhur në “Rrugën e Kombit, te vendi i quajtur Kolsh.
Mësohet se është përmbysur kamioni i ngarkuar me dërrasa dhe si pasojë ka ndërruar jetë në momentet e aksidentit drejtuesi i mjetit.
Ai ishte duke shkuar nga Tirana për në Kosovë dhe është përplasur me trafik-ndarësen.
Forcat e policisë kanë mbërritur në ngjarje dhe kanë bllokuar korsinë e autostradës Kolsh-Kukës Morinë.
Në këtë kthesë gjatë këtyre 13 viteve janë shënuar afër 15 aksidente me 28 të vdekur.
Pjesa më e madhe e aksidenteve janë shënuar nga automjetet e tonazhit të lartë, pasi kthesa është e fortë dhe ka dyshezë të madhe.
Priten informacione të mëtejshme.
Loading...