Aksident i rëndë në vend

Një aksident ka ndodhur sot në Gjirokastër pranë fshatit Mashkullorë. Sipas informacioneve një makinë ka dalë nga rruga dhe për pasojë ka mbetur i plagosur shoferi dhe pasagjerja, që janë dërguar në spital për ndihmë mjekësore. Të plagosur janë Kristaq Kobushi dhe Areti Xhavara. Mësohet se 22-vjeçarja ka pësuar fraktura në trup.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policise

Rreth orës 12:40, në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullorë”, shtetasi K. K., rreth 28 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe mjeti ka dalë nga rruga.

Për pasojë është dëmtuar drejtuesi i automjetit dhe pasagjerja, shtetasja A. Xh., rreth 22 vjeçe, të cilët u transportuan në spitalin Rajonal Gjirokastër, për të marrë ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Loading...